Zyrtar/e Ekzekutiv/e i/e IT/Shkencave të
të Dhënave
Si një pjesëtar/e i/e lartë i/e Ekipit të Analitikës
së Avancuar të Blue Dot ju duhet të:
-
Zhvilloni dhe përkrahni konceptet moderne të Inxhinierisë së të Dhënave për audienca teknike dhe palë të interesuara biznesore.
-
Bashkëpunoni ngushtë me ekipin shumëdisiplinor të konsulencës për zhvillim strategjik të Blue Dot për të vlerësuar mundësitë dhe për të implementuar zgjidhje të bazuara në procesimin e të dhënave dhe automatizimin e infrastrukturës për klientët e Blue Dot nëpër një sërë sektorësh.
-
Përktheni objektivat e biznesit në zgjidhje të bazuara në të dhëna dhe analitikë, si dhe të përktheni rezultatet në njohuri biznesi duke përdorur aplikimet përkatëse inxhinierisë së të dhënave dhe shkencave të të dhënave.
-
Bashkëpunoni ngushtë me zyrtarë të tjerë ekzekutiv në Blue Dot për të mbështetur krijimin e zgjidhjeve dhe produkteve inovative analitike.
-
Ofroni lidership në të menduarit mbi teknikat më të fundit të të mësuarit të makinerik (machine learning).
-
Zhvilloni dhe përdorni modelet lidere në industri për të mësuarit makinerik (machine learning), me synim të zgjidhjes së problemeve të klientëve nëpër vertikalet e industrisë dhe funksionet e biznesit.
-
Punoni me partnerë strategjikë të Blue Dot Constellations për të zgjeruar dhe përditësuar kapacitetet tona të analitikës së të dhënave
-
Ndihmoni në zhvillimin e pronës intelektuale të Analizës së Avancuar dhe identifikoni fusha të reja mundësish për shkencat dhe analitikën e të dhënave për Blue Dot dhe klientët e Blue Dot.
Ofrimi i mbështetjes për klientë dhe për zhvillimin e klientëve do të përfshijë:
-
Pjesëmarrjen në aktivitete këshilluese ekspertësh që kërkojnë ekspertizë të thellë në fushën e shkencave të të dhënave.
-
Këshillimin e përfaqësuesve të klientëve, si dhe hartimin e udhërrëfyesit mbi strategjinë e procesimit dhe analitikës së të dhënave.
-
Punën me klientëpër të kuptuar problemet e biznesit, përkthimi i tyre në projekte të shkencave të të dhënave, prioritizimin dhe ekzekutimin e duhur të procedurave transformuese.
-
Shërbimin si këshilltar ekspert në diskutimet e propozimeve.
-
Këshillimin dhe stërvitjen e ekipeve inxhinierike mbi praktikat më të mira teknologjike dhe modelet më të mira operacionale për të ndihmuar në rritjen e aftësive të tyre të inxhinierimit të të dhënave.
-
Zhvillimi i marrëdhënieve me ofruesit e jashtëm të shërbimeve të procesimit dhe analitikës së të dhënave, si dhe ndërveprimi me ta sipas nevojës.
-
Të përciellni inovacionet teknike në të mësuarit makinerik (machine learning) dhe inxhinierinë e të dhënave për të përmirësuar rezultatet e klientit.
Ne po kërkojmë dikë që ka:
-
Diplomë të avancuar në një disiplinë kuantitative si: Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, Matematikë, Ekonometri, Statistikë apo Shkenca të Informacionit (të tilla si Analitika Biznesore ose Informatika).
Kualifikimet e Preferuara:
-
Eksperiencë në analitikë
-
Eksperiencë në menaxhimin e shkencën e të dhënave.
-
Përvojë në Konsulencë Strategjike.
-
Përvojë në udhëheqje dhe bashkëpunim për iniciativa strategjike.
-
Aftësi të forta ndërpersonale dhe komunikuese, duke përfshirë aftësinë për të shpjeguar dhe diskutuar teknikalitete të matematikës dhe të të mësuarit makinerik (machine learning) me kolegë dhe klientë nga disiplina të tjera.
-
Interesim për të mësuar rreth funksioneve biznesore, modeleve të biznesit, ekonomisë së mësimit makinerik (machine learning) dhe teknologjive të procesimit të të dhënave – ju do të keni mundësinë të punoni me praktikuesit kryesorë në botë në këtë fushë.
-
Eksperiencë në programim me Python, Scala, C/C++, Java, C#, Go apo gjuhë programimi të ngjashme.
-
Përvojë me bazat e të dhënave SQL PO NoSQL: PostgreSQL, SQL Server, Oracle, MySQL, Redis, MongoDB, Elasticsearch, Hive, HBase, Teradata, Cassandra, Amazon Redshift, apo Snowflake.
-
Njohuri të mira thelbësore të algoritmeve përforcuese të mbikëqyrura dhe të pambikëqyrura të të mësuarit makinerik, të tilla si klasifikuesit, analizat e grupimeve, reduktimin e dimensioneve, regresionin, CNN, RNN, DQN, GAN, metodat e diferencës temporale, modelimit të sekuencave, NLP/NLU, përfshirjes së fjalëve/dokumenteve, filtrimit bashkëpunues, vetë-vëzhgimit, transformatorëve, etj.
-
Përvojë me teknikat e shpjegueshmërisë dhe interpretueshmërisë së modeleve.
-
Përvojë me mjediset publike cloud (AWS, GCP, apo Azure) dhe kuptimi i thellë lidhur me mbrojtjen nga dështimi (failover), disponueshmërinë e lartë, dhe shkallëzueshmërinë e lartë.
-
Përvojë në teknologjitë e të dhënave të mëdha (big data) si Hadoop, BigQuery, S3, MapReduce, apo Apache Spark.
-
Përvojë me MLOps – rrjedhoja komplekse të punës së shkencave të të dhënave, nga zhvillimi deri në shpërndarje.
-
Përvojë me kornizat dhe mjetet e të mësuarit makinerik (p.sh. scikit-learn, mlr, caret, H2O, TensorFlow, MXNet, Pytorch, Caffe/Caffe2, CNTK, apo MLlib).
-
Eksperiencë në një mjedis pune ndërkombëtar.
Kërkesa Shtesë
-
Udhëtimi është i domosdoshëm.
-
Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme.
Blue Dot përkushtohet që të ofrojë një ambient me respekt reciprok ku mundësitë e barabarta të punësimit janë të disponueshme për të gjithë aplikantët dhe pjesëtarët e ekipit pa dallim race, ngjyre, feje, seksi, shtatzënie (përfshirë lehoni, gji dhënie dhe gjendje tjera të ndërlidhura mjekësore) origjine kombëtare, moshe, aftësive të kufizuara fizike apo mendore, statusi martesor, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehje gjinore, informacioni gjenetik (përfshirë karakteristikat dhe testimet), statusi ushtarak apo veteran, dhe çfarëdo karakteristike tjetër të mbrojtur nga ligji i aplikueshëm.
Blue Dot beson se diversiteti dhe gjithë përfshirja në ekipin tonë është çelës i suksesit tonë si kompani, dhe ne synojmë të rekrutojmë, zhvillojmë dhe ruajmë personat më të talentuar nga një grup divers i kandidatëve.